Besimi: Prioritet hapja e vendeve të reja të punës dhe ulja e papunësisë

“Ne si ministri e financave qëndrojmë së bashku përball një sfide, do të bëjmë përpjekje që në mënyrë të suksesshme të kalojmë të gjitha ndikimet që ka kjo krizë në ekonominë tonë. Jemi në krizën më të madhe ekonomike që përfshinë gjeneratën tonë. Kjo krizë është e përfshire në nivel botëror. Detyra jonë është që sa më parë të kthehemi në një rrugë që do të sjell një ekonomi solide me paga më të madha, hapje të vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i financave duke shtuar se krijimi i vendeve të reja të punës dhe ulja e papunësisë, do të jenë prioriteti kryesor në mandatin e tij si përfaqësues i qeverisë dhe si i pari i Ministrisë së Financave.

“Do të punojmë në mënyrë transparente dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me Odat Ekonomike”, tha Besimi duke shtuar se gjendja ekonomike është serioze, por që sipas tij zgjidhje ka.

LEXO EDHE:

Back to top button