Zbulohen ndëshkimet që mund të marrë Juventusi nga UEFA

Qeveri e futbollit europian (UEFA) po monitoron në distancë hetimin që ka nisur prokuroria e Torinos për Juventusin në lidhje me bilancin e rremë.

“La Gazzetta dello Sport” raporton skenarët e mundshëm në lidhje me sanksionet që mund të marrë “Zonja e Vjetër”. Gjobë, mosakordimi e të ardhurave nga kompeticionet e UEFA-s, kufizime sa i përket përfshirjes së lojtarëve në listën A për një kompeticion evropian, skualifikim për vitin aktual ose ndalim në të ardhmen në garat e UEFA-s.

Është, mbi të gjitha, ky sanksion i fundit që shqetëson tifozët e Juventusit, edhe nëse nga Nioni bëjnë thirrje për maturi. Për të arritur në një masë ndëshkimore kaq të ashpër, duhen vërtetuar parregullsi serioze.

LEXO EDHE:

Back to top button