Zbulohen shifra shokuese e humbjeve te Juventusi në 5 vitet e fundit

Pas dorëheqjes së Andrea Anjellit dhe të gjithë bordit drejtues, “Il Sole 24 Ore” nxori të dhëna tronditëse për miliardat e shpenzuara nga klubi torinez prej vitit 2018 e deri më sot. Shifra shqetësuese, mbi të cilat rëndon kostoja e skuadrës (sidomos në vitet e Ronaldos) dhe dëmi i “Covid-19”.

Në fakt, humbjet totale arrijnë në 612.9 milionë euro në pesë vitet e fundit, me rreth 700 milionë të shpenzuara. Peshon shumë shuma e pagave, e cila kishte arritur në 300 milionë në sezonin 2017-2018. Pas ardhjes së Ronaldos, situata u përkeqësua, duke arritur në 398 milionë në sezonin 2019-2020, vetëm me operacionin CR7, i cili mes pagës dhe shpenzimeve i kushtoi klubit mbi 300 milionë për katër vitet në vijim, me 86 milionë në një vit. Pandemia e “Covid-19”, gjithashtu rëndoi mbi gjithçka, ishte krejtësisht e papritur dhe shkaktoi dëme shumë serioze në një situatë tashmë të komplikuar.

Sezoni i parë që solli humbje, pas tri vitesh fitime radhazi, ishte pikërisht ai 2017-2018 me 19.2 milionë euro minus. Më pas, shifra u rrit në mënyrë eksponenciale gjatë viteve: 39.2 milionë në 2018-2019, 89.7 milionë në 2019-2020, 209 milionë në 2020-2021 dhe 254 milionë në sezonin e fundit.

Numra që kanë çuar në tri rritje kapitali në 10 vite. Hera e parë më 2011 (nga 120 milionë), më pas rikapitalizimet ishin nga 300 milionë më 2019 dhe nga 400 milionë më 2021. Totali është 820 milionë rritje kapitali.

LEXO EDHE:

Back to top button