Zbulohen tre goditjet e planifikuara të Barcelonës

Xhorxhinjo Vajnalldum, Memfis Depaj dhe Erik Garsia, janë tri synimet kryesore të Barcelonës në afatin kalimtar të futbollistëve. Megjithatë, klubi katalonas do ta ketë shumë të vështirë t’i afrojë ata në afatin kalimtar të janarit dhe ka më shumë mundësi të synojë t’i marrë falas në verë, kur të treve u skadojnë kontratat.

Trajneri Kuman insiston për Vajnalldumin dhe Depaj, ndërsa drejtori sportiv Ramon Planes dëshiron ta kthejë Garcian, pasi ai e kishte lënë akademinë La Masia për Man. Sitin në 2017.

Ndërkohë Barcelona nuk pritet të blejë lojtarë deri pas zgjedhjeve presidenciale më 24 janar.

LEXO EDHE:

Back to top button