“L’Equipe”, formacioni ideal me 5 lojtarë bavarez

E përditshmja franceze “L’Equipe”, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit që lamë pas. Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos, është lojtari i vetëm nga La Liga që është përfshirë në përzgjedhjen e gazetës prestigjioze franceze, duke lënë anësh argjentinasin Lionel Mesi.

Në sezonin e kaluar argjentinasi shënoi 31 golë në të gjitha garat në edicionin e kaluar, ashtu që shumëkush do ta konsiderojë befasi mungesën e tij në formacion.

Robert Levandoëski, Alfonso Dejvis, Xhoshua Kimih, Manuel Nojer dhe Tiago Alkantara, janë pesë lojtarët e Bajernit në formacion ideal të “L’Equipe”.

LEXO EDHE:

Back to top button