Serbi, fillon vaksinimi kundër Kovid-19

Vaksinimi kundër Kovid-19 fillon sot në Serbi dhe do të zhvillohet në më shumë se 30 lokacione me rreth 110 pika për vaksinim, njoftoi Radio Televizioni i Serbisë.

Në Serbi dje arritën 19.500 vaksina të Fajzer dhe BioNtek kundër koronavirusit, që është kontigjenti i dytë që kur më 22 dhjetor vitin e kaluar u furnizuan 4.875 doza të vaksinës.

Siç deklaroi paraprakisht sekretari shtetëror, Mirsad Gjerlek, rreth 8.500 punonjës shëndetësorë dhe 2.500 persona në qendrat gerontologjike duhet të vaksinohen deri në fund të javës.

LEXO EDHE:

Back to top button