Zbulohet afresk misterioz: A është ngrënë pica në Pompei 2000 vjet më parë?

Zbulohet afresk misterioz: A është ngrënë pica në Pompei 2000 vjet më parë?

Arkeologët në qytetin e lashtë romak të Pompeit kanë zbuluar një afresk që përshkruan atë që mund të jetë një pararendës i picës së njohur italiane.

Një copë brumi e përshkruar në një afresk 2000-vjeçar “mund të jetë një paraardhës i largët i pjatës moderne”, tha ministria e kulturës e Italisë. Afresku u gjet në korridorin e një shtëpie pranë një furre buke gjatë gërmimeve të fundit në një vend në Italinë Jugore.

Zbulimi u bë këtë vit gjatë gërmimeve të reja në Rajonin IX në Pompein qendror, një nga nëntë zonat në të cilat ndahet vendi antik. Ndërtesa u gërmua pjesërisht në shekullin e 19-të përpara se gërmimet të fillonin përsëri në janar të këtij viti, gati 2000 vjet pas shpërthimit vullkanik që përfshiu qytetin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button