Zbulohet arsyeja e largimit të Kanselos nga Siti drejt Bajern Munihut

Zhoao Kanselo i Man. Sitit së shpejti do të prezantohet te Bajern Munihu. Gjigantët e Munihut kanë arritur një marrëveshje për të huazuar mbrojtësin portugez deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje për rreth 70 milionë euro.
Sipas gazetarit të njohur Florian Plettenberg, Bajerni beson se lojtari 28-vjeçar do të mund të nis ndeshjen e ardhshme kundër Maincit, që do të zhvillohet më 1 shkurt në kuadër të Kupëës së Gjermanisë.
Arsyeja e largimit të Zhoao Kanselo-s nga Man. Siti konsiderohet një konflikt me trajnerin e “qytetarëve” Pep Guardiola.