Mbrojtësi i Bajernit arrin marrëveshje me Barcelonën

Mbrojtësi i Bajernit, Benjamin Pavard, ka arritur një marrëveshje me Barcelonën. Futbollisti 26-vjeçar ka rënë dakord pothuajse për të gjitha kushtet e kontratës me klubin katalanas.

Sipas “BarcaTimes”, lëvizja do të bëhet në fund të sezonit aktual nëse gjithçka shkon sipas planit, por Barcelona ende nuk e ka bindur Bajernin që ta shesë francezin.

Negociatat mes klubeve ende nuk janë zhvilluar. Vetë Pavard është jashtëzakonisht i interesuar për të vazhduar karrierën e tij në Katalonjë.

Mbrojtësi i gjithanshëm është i lidhur me Bajernin me një kontratë që zgjat deri në vitin 2024. Ekspertët e “Transfermarkt” vlerësojnë koston e Pavard në 35 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button