Zbulohet çfarë shkroi në letrën para arrestimit, regjisori iranian lirohet nga burgu

Zbulohet çfarë shkroi në letrën para arrestimit, regjisori iranian lirohet nga burgu

Regjisori iranian Jafar Panahi është liruar përkohësisht nga burgu, disa ditë pasi hyri në një grevë urie për të protestuar ndaj “sjelljes çnjerëzore” të gjyqësorit dhe sigurisë iraniane.

“Sot, në ditën e tretë të grevës së urisë së Jafar Panahit, ai u lirua përkohësisht nga burgu pas përpjekjeve të familjes së tij, avokatëve të respektuar dhe kolegëve të tij”, thuhej në një deklaratë në faqen e Instagramit të gruas së Panahit më 3 shkurt.

Përmes postimit u tha se detaje të tjera për lirimin e tij do të jepen nga ekipi ligjor.

Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran (CHRI) me seli në SHBA tha gjithashtu në Twitter se Panahi ishte liruar.

Panahi u arrestua në muajin korrik. Pak para arrestimit, ai nënshkroi një letër të hapur, së bashku me mbi 300 regjisorë iranianë, duke u bërë thirrje forcave të sigurisë t’i jepnin fund shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve./euronews/

LEXO EDHE:

Back to top button