Zbulohet formacioni i Kosovës ndaj Gjeorgjisë

" "

Në kuadër të tre ndeshjeve kualifikuese përgjatë muajit shtator, kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Gjeorgjisë si mysafirë, (e enjte, ora 18:00). Sipas informtave të fundit nga kampi i “Dardanëve”, kombëtarja e Kosovës, besohet se do të rreshtojë këto futbollist në terrenin e Gjeorgjisë.

Në portë do të jetë Muriçi, para mbrojtësit Rrahmani, Hadërgjonaj, Dresheviq dhe Aliti.

Në mesfushë do të jenë Halimi, Shala dhe Berisha, ndërsa pjesa ofenzive do të drejtohet nga Rashani, Kastrati dhe Muriqi.

Pas kësaj përballje, “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e tjera në stadiumin “Fadil Vokrri”, fillimisht ndaj Greqisë më 5 shtator dhe pastaj ndaj Spanjës më 8 shtator.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës është pa fitore pas dy ndeshjeve të para të fazës së grupeve në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”, duke u mundur nga Suedia dhe Spanja.

LEXO EDHE:

Back to top button