Paris Saint-Germain duket se i ka bërë një ofertë dy vjeçare Lionel Mesi-t me një opsion për një vit të tretë. Lajmi i bujshëm është dhënë nga gazetari i “TNT Sports Brasil”, Marselo Bechler. Ky i fundit ka shpjeguar se ka tre aspekte të rëndësishme të ofertës së bërë nga francezët.
PSZH i ka ofruar 2 vite + 1. Ata besojnë se propozimi ekonomik është i paarritshëm. Projekti sportiv flet vetë: finalistë të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe gjysmëfinalistë në këtë sezon pasi ka mposhtur Barçën dhe atë vetë.
Barcelona nuk ka lëvizur deri tani, nuk e di akoma se çfarë oferte ekonomike mund t’i bëjë. Pasojat e pandemisë e lënë në një pozitë të vështirë klubin”.
Messi: ai është i përqendruar në gjashtë ndeshjet e mbetura të La Liga-s. Ai nuk do të dëgjojë asgjë tjetër tani.








