Zbulohet sa para i solli Lionel Mesi skuadrës së PSZH-së

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, sulmuesi i PSZH-së, Lionel Mesi, sezonin e kaluar i lejoi klubit francez të fitonte 700 milionë euro. Sipas të përditshmes spanjolle, kjo shumë përfshinte të ardhura nga të drejtat e imazhit, marketingu dhe ndeshjet.

Një burim kreu një hetim, sipas të cilit transferimi i 35-vjeçarit argjentinas i lejoi PSZH-së të lidhë 10 kontrata të reja sponsorizimi dhe të rrisë numrin e abonentëve në rrjetet sociale me 15 milionë.

Për herë të parë në historinë e tij, skuadra shiti një milion fanella me një lojtarë. Sot, më 24 qershor, Mesi feston datëlindjen e 35-të. Kujtojmë se Mesi iu bashkua PSZH-së verën e vitit 2021, si lojtar i lirë nga Barcelona. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button