Zbulohet se përse “qante” Zinçenko, pasi që u zëvëndësua

Mbrojtësi nga Ukraina, Oleksandr Zinçenko u emocionua shumë kur u largua nga loja në ndeshjen e javës së 30-të në Premier Ligë.

Arsenali barazoi 2 me 2 në “Anfield” ndaj Liverpullit duke e bërë kështu garën për titull ende më interesant, me Man. Sitin që tani qëndron mbrapa vetëm me gjashtë pikë më pak dhe një ndeshje më pak.

Oleksandr Zinçenko u zëvendësua nga Kieran Tiernej, derisa në bankën rezervë u pa tejet i emocionuar. Arsyeja sipas “talkSPORT”, ishte se futbollisti ukrainas u ndje në fajtor për paraqitjen e dobët dhe për barazimin 2 me 2 ndaj “The Reds”.

Edhe analistët e “Sky Sport”, thanë se ish-lojtari i Man. Sitit ka mundur të bëjë më mirë në ndeshjen ndaj Liverpullit.

LEXO EDHE:

Back to top button