Liverpulli kërkon mesfushorin francez te Real Madridi

Mesfushori francez Aurelien Tçouameni duket se nuk ka dhënë atë që pritej në këtë sezon të parë te skuadra e Real Madrid. I ardhur verën e kaluar, ai ka humbur edhe vendin në formacionin titullar, ku tashmë luan Eduardo Kamavinga, duke mos luajtur më rregullisht si në fillimin e sezonit.

Sipas “El Nacional”, skuadra e Liverpullit është gati të ofrojë 80 milionë euro për të sjellë 23-vjeçarin Tçouameni në “Anfield”. Ai ka një kontratë deri në vitin 2028 me skuadrësn “Los Blancos”, por nëse vijon të mos luajë rregullisht mund të largohet, në formë përfundimtare ose në huazim për një sezon.

Trajneri Jurgen Klopp është gati t’i japë dorën dhe ofrojë një fanellë titullari te Liverpulli, që pritet të nis një revolucion këtë verë. Gjithsesi, ai që do të vendosë është vetë mesfushori, që mund të luftojë fort këtë verë për të rifituar vendin e titullarit te Real Madrid. Ai dëshiron të luajë me një ekip në Ligën e Kampionëve, gjë që “ Th Reds” nuk mund t’ia ofrojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button