“Uimbëlldoni” lejon tenistët rusë e bjellorusë të luajnë në Londër

Organizatorët e turneut Grand Slam të “Uimbëlldonit” kanë zyrtarizuar rikthimin e tenistëve rus e bjellorusë në turneun më të fushave me bar. Pas vendimit për të mos i lejuar të garojnë një vit më parë, çka pati mjaft pasoja si për tenistët ashtu dhe vetë turneun, këtë vit organizatorët bënë prapa-kthehu.

Gjithsesi, këta tenistë do të garojnë si neutralë, por do të marrin pikët, ndërkohë që vjet ATP dhe VTA morën vendimin për të mos u dhënë pikë tenistëve.

 “Nuk do të lejohen pankarta apo flamujt e këtyre dy vendeve. Të gjithë duhet të pranojnë kushtet e vendosura për pjesëmarrje”, thanë organizatorët e “Uimbëlldonit”.

Turnue Grand Slam do të zhvillohet në Londër më datat 3-16 korrik.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button