Zbulohet shoferi “rebel”, që përplasi “Bugatin” 1,7 milionë paund të Ronaldos

Në Majorka është raportuar se në një aksident makina sportive është përfshirë edhe Kristiano Ronaldos, me makinën e tij “Bugatti Veyron” me vlerë 1,7 milionë paund.

Lajm i mirë është se nuk ka asnjë të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia e cila vajti në vendngjarje tha se shofer nuk ishte sulmuesi portugez. Sot bëhet me dije se shoferi i cili po i jepte në momentin e aksidentit ishte njëri prej truprojave të tij.

Ai humbi kontrollin e mjetit dhe rrëshqiti duke u përplasur në një mur të një prone në San Coma, Palma de Majorka, aty ku aktualish Ronaldo po shijon pushimet me familjen e tij.

Pjesa e përparme e Bugatit ishte e shkatërruar, por policia bëri me dije se nuk kishte asnjë të lënduar./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button