Zbulohet shuma që kanë fituar Milani dhe Inter nga Liga e Kampionëve

Kualifikimi në gjysmëfinale i Milanit dhe Interit bëri jo vetëm tifozët respektivë të festojnë, por edhe arkat e klubeve. Drejtuesit po fërkojnë duart duke parë llogaritë të fryhen pas arkëtimeve të deritanishme që duhen thënë se kanë qenë të pallogaritura në bilancin në nisje të sezonit

Kalimi historik i turit nga ana e Milanit, i cili duke mposhtur Napolin rikthehet në gjysmëfinale 16 vite pas herës së fundit, sjell disa miliona euro në arkat e kuqezinjve, ku do të hyjnë edhe 12.5 milionë të tjera nga UEFA për mbërritjen në këtë fazë.

Një rrugë e rëndësishme sportive dhe ekonomike, pa gjobën prej 2 milionë eurosh të lidhur me “Fair Play” Financiar, i sjell Milanit 83.9 milionë në total vetëm nga çmimet UEFA për rrugëtimin e deritanishëm.

Këtyre shifrave do t’u shtohen arkëtimet e ardhura nga shitja e biletave: 14.5 milionë euro nga tri ndeshjet e fazës së grupeve, një rekord i të gjitha kohërave prej 9.1 milionë eurosh kundër Totenhemit dhe rezultati i shkëlqyer prej 8.5 milionë eurosh për ndeshjen në shtëpi ndaj Napolit, për një total prej rreth 32.1 milionë euro (nga të cilat do të zbritet TVSH-ja).

Total? Jemi në rreth 116 milionë euro, të cilave do t’u shtohen, në rastin më të keq, arkëtimet e ndeshjes në shtëpi në gjysmëfinale, me Milanin që do të dalë nga Champions-i me të paktën 120 milionë euro.

 

Interi kualifikohet në gjysmëfinale 13 vjet pas herës së fundit dhe falë çmimeve që jep UEFA mes renditjes historike, të drejtave televizive, “market pool” dhe gjobave të “Fair Play”-t Financiar, deri në përfundimin e çerekfinaleve zikaltrit kishin arkëtuar 68 milionë euro, një shifër së cilës do t’i shtohen edhe 12.5 milionë eurot për kalimin në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër shuma nuk do të ngelet me kaq, sepse në llogaritë e Interit kanëshkuar edhe të ardhurat nga shitjet e biletave për tri ndeshjet egrupeve, atë ndaj Portos dhe atëndaj Benfikës (kjo e fundit arkëtoi plot 8.2 milionë euro nga një”San Siro” e tejmbushur, njëshifër rekord për klubin), ndërkohë që një tjetër shifër rekordpritet edhe në gjysmëfinalennë shtëpi ndaj Milanit.

“SanSiro” pritet të “prodhojë” nëfund të gjysmëfinaleve rreth35 milionë euro, duke i dërguar në 115 milionë eurofitimet e zikaltërve në përfundim të kësaj faze.

LEXO EDHE:

Back to top button