Zbuloni domethënien e festimit unik të polakut te Barcelona

Sulmuesi polak, një idhull i ri në “Kamp Nou”, e ka zakon t’i festojë golat e tij duke shtrënguar të dy grushtat dhe i bashkuar pas shënimit te porta kundërshtare.

Kjo mënyrë festimi e tij daton në një anekdotë familjare. Vajza e tij e madhe, tashmë 5 vjeçe, ishte burimi i tij i frymëzimit. Kur Klara, siç e quajnë (e vogla është Laura), ishte dy vjeçe, Levandovski filloi të imitonte gjestet e vajzës së tij gjatë një takimi me miqtë dhe njëri prej tyre ishte që të bashkonte të dy grushtat.

Si rezultat, nga atje, tri vite më parë, Levandovski përsërit veprimin pas çdo goli që shënon. Fillimisht te Bajerni dhe tani te Barça.

Përtej futbollit, familja është gjithçka për Levandovski-n, prandaj e mban shumë të pranishëm në çdo veprim të tij pasi shënon gol. Përveç kësaj, kur nuk ka stërvitje apo ndeshje, polaku ia kushton gjithë kohën gruas dhe vajzave të tij. Është e zakonshme ta shohësh atë pranë plazhit të Gava, duke ecur me to. /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button