Zëdhënësi i Kremlinit: Serbia është nën presion të paprecedentë

Zëdhënësi i Kremlinit: Serbia është nën presion të paprecedentë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se në këtë moment po ushtrohet presion i paprecedentë në shumë vende të botës, veçanërisht ndaj Serbisë, por se siç tha ai “Moska pret që çështjet më problematike të zgjidhen në kuadër të një dialogu konfidencial dhe partneriteti me miqtë serbë”.

“Ne e kuptojmë në mënyrë të përkryer se çfarë lloj presioni të paprecedentë, të ashpër, të paligjshëm, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ushtrohet mbi shumë vende, përfshirë Serbinë. Për Serbinë në veçanti. Dhe ne e vlerësojmë shumë qëndrimin që ka marrë Serbia deri më tani, ne e kuptojmë se kushtet po ndryshojnë, por presim që çështjet më problematike t’i zgjidhim në kuadër të dialogut tonë të partneritetit konfidencial me miqtë tanë serbë”, iu tha Peskov gazetarëve, raporton RIA Novosti.

Gazeta Izvestia shkruan se Peskov ka komentuar deklaratën e ministrit të ekonomisë së Serbisë, i cili të hënën ka kërkuar që Qeveria e Serbisë të shpallë urgjentisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, raportojnë mediat në Serbi.

“Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe po bëhet e padurueshme”, tha Rade Basta.

LEXO EDHE:

Back to top button