Zëdhënësja besnike e Putinit pretendon se liderët perëndimorë kishin përgatitur deklarata që dënonin Rusinë për vdekjen Navalny-it

Zëdhënësja besnike e Putinit pretendon se liderët perëndimorë kishin përgatitur deklarata që dënonin Rusinë për vdekjen Navalny-it

Disa reagime të menjëhershme nga Rusia kanë ardhur pas vdekjes së opozitarit të Putinit, Alexei Navalny.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova, njëherit zyrtarja më besnike e Putinit po pretendon se liderët perëndimorë kishin përgatitur deklarata që dënonin Rusinë për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny.

“Reagimi i menjëhershëm i liderëve të NATO-s ndaj vdekjes së Navalny në formën e akuzave të drejtpërdrejta kundër Rusisë po zbulohet vetë”, tha ajo.

“Nuk ka ende asnjë ekzaminim mjekoligjor, por konkluzionet e Perëndimit janë tashmë gati,” shtoi ajo, duke sugjeruar se liderët kanë gati për të dënuar shtetin rus.

LEXO EDHE:

Back to top button