Zelenski: Gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol

Gazetar: isuf Kadriu

Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol ndërsa në hapësira nëntokësore të fabrikës kanë mbetur vetëm se pjestarët e batalionit Azov pas cka pritet një betejë përfundimtare me forcat ruse të cilat prej javësh kanë nisur sulmet ndaj këtij objekti strategjik.Anëtarët e batalinit në uniformat e tyre kanë simbole neo-naziste dhe kjo mund të jetë shkak që Rusia të ndërmarr ofenzivën vendimtare për të shpallur të lirë këtë zone, më 9 maj që shënon fitoren mbi nazizmin, shkruan Alsat.

“Ne arritëm të shpëtojmë më shumë se 300 njerëz, gra dhe fëmijë. Në fakt, Ne nxorëm të gjithë civilët nga uzina Azovstal dhe tani po përgatitemi për fazën e dytë të misionit për të evakuuar të plagosurit dhe mjekët. Sigurisht, nëse rusët e përmbushin marrëveshjen. Sigurisht, ne po punojmë për evakuimin edhe të ushtrisë sonë, të të gjithë heronjve që mbrojnë Mariupolin. Është jashtëzakonisht e vështirë, por është diçka thelbësore”, tha Volodomyr Zelensky, President i Ukrainës

Presidenti Zelenski e ka krahasuar pushtimin e Putinit në Ukrainë me veprimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, teksa Ukraina shënon 8 majin Ditën e Kujtimit dhe Pajtimit.

“Dekada pas Luftës së Dytë Botërore, errësira u kthye në Ukrainë. Dhe u bë përsëri bardh e zi. Përsëri! E keqja është kthyer. Përsëri! Me uniformë të ndryshme, me slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim. Në Ukrainë u organizua një rindërtim i përgjakshëm i nazizmit. Një përsëritje fanatike e këtij regjimi. Idetë, veprimet, fjalët dhe simbolet e tij. Një rekord i ri botëror për ksenofobinë, urrejtjen, racizmin dhe numrin e viktimave që mund të shkaktojnë”, tha Volodomyr Zelensky, President i Ukrainës

Rusia ndërkohë ka bërë tashmë të gjitha përgatitjen për paradën ushtarake të 9 majit. Sipas mediave ruse, më shumë se 11,000 trupa do të marrin pjesë në ngjarjet për Ditën e Fitores, festa më e madhe patriotike në kalendarin rus, që shënon triumfin e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste. Moska synonte deri më 9 maj të përfundonte pushtimin e Ukrainës, apo sic e kishte quajtur “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të Ukrainës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button