Zelenski: Të gjithë e duam Putinin në Hagë

Zelenski: Të gjithë e duam Putinin në Hagë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë vizitës në Hagë, tha se presidenti rus, Vladimir Putin duhet të sillet para drejtësisë për luftën e tij në Ukrainë. Ai ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate speciale të dedikuar për gjykimin e pushtimit rus të Ukrainës. “Ne do të krijojmë një gjykatë të veçantë për të treguar se këta njerëz nuk janë të paprekshëm. Ne kemi nevojë për drejtësi”, tha Zelenski. Gjykata Ndërkombëtare Penale, një gjykatë e përhershme për krimet e luftës me seli në Hagë, në mars lëshoi një urdhër arresti për Putinin për dëbimin e dyshuar të fëmijëve nga Ukraina, që do të ishte një krim lufte. Presidenti ukrainas mbërriti në Holandë të mërkurën vonë për një udhëtim të paparalajmëruar më parë. Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit me një aeroplan të qeverisë holandeze që vinte nga Helsinki dhe më pas u drejtua në një autokolonë drejt Hagës nën shoqërimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button