Zelensky: Armiku mund të sulmojë, por nuk mund të na thyejë

Zelensky: Armiku mund të sulmojë, por nuk mund të na thyejë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po terrorizon popullsinë civile të vendit të tij.

Në një mesazh të postuar në Telegram, Zelensky tha se gjatë gjithë natës, “armiku terrorizon popullsinë civile”.

Ai tha se pavarësisht sulmeve, Ukrainën nuk do të mund ta thyejnë, shkruan Sky News.

“Dronët dhe raketat Kamikaze po sulmojnë të gjithë Ukrainën. Një ndërtesë banimi u godit në Kiev. Armiku mund të sulmojë qytetet tona, por nuk do të jetë në gjendje të na thyejë. Okupatorët do të marrin vetëm dënim të drejtë dhe dënim të brezave të ardhshëm. Dhe ne do të arrijmë fitoren”, tha Zelensky.

LEXO EDHE:

Back to top button