Zelensky: Do të propozojmë ndalimin e organizatave fetare

Zelensky: Do të propozojmë ndalimin e organizatave fetare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që vendos kufizime në veprimtarinë e Kishës Ortodokse të vendit që ka lidhje me Patriarkanën e Moskës, sipas mediave të huaja.

Vendimi vjen pas dyshimeve për akte spiunazhi nga ana e Kremlinit.

Rikujtojmë se shërbimet sekrete të Ukrainës nisën një veprim kundër inteligjencës në disa vende të Kishës Ortodokse ukrainase në tre rajone. Bastisjet kishin në shënjestër të paktën tetë objekte fetare të premten me qëllim identifikimin e individëve të dyshuar për minimin e sovranitetit të Ukrainës.

“Para së gjithash, Shërbimi Kombëtar dhe Këshilli i Mbrojtjes ka udhëzuar qeverinë t’i propozojë Parlamentit një projektligj për ndalimin e aktiviteteve në Ukrainë të organizatave fetare të lidhura me qendrat e ndikimit të Federatës Ruse,” Zelensky.

Sipas Zelenskyt, Kievi do të vendosë gjithashtu sanksione personale ndaj një numri individësh, me listën që pritet të publikohet në të ardhmen e afërt. Pas nisjes së luftës në Ukrainë, Kisha Ortodokse ukrainase u shkëput nga Patriarkana e Moskës.

LEXO EDHE:

Back to top button