Zelensky fjalim historik në Kongresin amerikan: Jemi të mbuluar me gjak por nuk dorëzohemi

Zelensky fjalim historik në Kongresin amerikan: Jemi të mbuluar me gjak por nuk dorëzohemi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim historik nga Kapitoli të mërkurën mbrëma, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen amerikane në luftimin e agresionit rus që nga fillimi i luftës.

Zelensky bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme financiare nga SHBA, duke i thënë Kongresit: “Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë globale dhe demokracinë që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme.”

Zelensky u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë që të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe që “terroristët të mbahen përgjegjës për agresionin”.

Ai vuri në dukje se presidenti amerikan Joe Biden mbështeti planin e tij të paqes prej 10 pikash, por shtoi se çdo anëtar i Kongresit mund të ndihmojë për zbatimin e tij.

Rusët “përdorin gjithçka” kundër qyteteve ukrainase si Bakhmut, por Ukraina “nuk do të dorëzohet kurrë”, tha Zelenksy.

“Vitin e kaluar, 70,000 njerëz jetuan atje në Bakhmut… Tani kanë mbetur vetëm pak civilë. Çdo pëllëmbë e asaj toke është lagur me gjak…”, tha ai.

Zelensky tha se ukrainasit do të festojnë Krishtlindjet këtë vit, pavarësisht mizorive të luftës, duke i thënë Kongresit: “Edhe nëse nuk ka energji elektrike, drita e besimit tonë në veten tonë nuk do të shuhet”.

Zelensky e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se Ukraina do të arrijë “fitoren absolute”.

LEXO EDHE:

Back to top button