Zelensky: Forcat ukrainase po zmbrapsin forcat ruse
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës po zmbrapsin forcat ruse dhe kanë ngadalësuar përparimet e tyre.
Në një video-mesazh të hënën mbrëma, Zelensky shtoi se një aeroplan rus është rrëzuar në rajonin e Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
Në mbishkrimin e videos së publikuara ai ka shkruar se “Ishte një ditë me ngjarje të vështira…Por ishte vetëm një ditë tjetër për të na afruar fitoren tonë. Paqe për shtetin tonë”.








