Zelensky: Gëzuar Vitin e Ri! Viti i fitores sonë

Zelensky: Gëzuar Vitin e Ri! Viti i fitores sonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky parashikoi fitoren në luftën kundër Rusisë në vititn 2023, duke thënë se ajo do të vinte përmes punës së palodhur dhe jo mrekullive, si dhe ndihma nga partnerët e huaj.

Në një fjalim për Vitin e Ri, ai tha: “Sot ka vetëm një dëshirë, dhe kjo do të realizohet jo me mrekulli, por me punën tonë, mundin tonë, ndihmën e ndërsjellë dhe humanizmin

“Gëzuar Vitin e Ri! Viti i fitores sonë”, shkroi ai.

Udhëheqësi ukrainas aludoi për sulmet e përsëritura ruse që kanë shkatërruar sistemin e gjenerimit të energjisë, duke thënë se drita mund të gjendet tek të gjithë, edhe kur nuk kishte energji elektrike.

Zelensky e bëri parashikimin në një mesazh të shkurtër me shkrim për të shënuar Vitin e Ri, një përpjekje modeste në krahasim me videon nëntë minutëshe të Krishtlindjes që ai publikoi më 24 dhjetor.

 

LEXO EDHE:

Back to top button