Zelensky kërkon nga G-7 mbështetje për Ukrainën

Zelensky kërkon nga G-7 mbështetje për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje G7-ës që të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën edhe për vitin e ardhshëm, duke përshkruar tre hapa për të siguruar paqe. Midis tre hapave janë edhe tërheqja e trupave ruse për këto Krishtlindje. Zelensky tha se hapi i parë është një “forcë e re”, duke kërkuar më shumë pajisje ushtarake nga G7. Kremlini ka refuzuar propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelnsky, për tre hapat që do të çojnë dy vendet drejt paqes. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmytro Peskov tha se tre hapat e propozuara nga Zelensky janë hapa që çojnë drejt vazhdimit të armiqësie. Nga ana e saj, Grupi i Shtatë vendeve më të fuqishme të industrializuara (G7) ka siguruar se do të bashkëpunojë për të forcuar aftësitë ushtarake të Ukrainës, duke u fokusuar në fazën e parë në sistemet kundërajrore. Kështu thuhet në komunikatën e liderëve të G7 të publikuar nga Britania.

“Rusia ka ende avantazhin në artileri dhe raketa, ky është një fakt. Ukraina ka nevojë për tanke moderne dhe unë ju kërkoj që të na siguroni këtë aftësi mbrojtëse. Mund të bëhet pikërisht tani. Sa më efektivë të jemi me armë të tilla, aq më i shkurtër do të jetë agresioni rus. Unë sugjeroj që Rusia të ndërmarrë një hap konkret dhe thelbësor drejt një zgjidhjeje diplomatike , e cila përmendet kaq shpesh nga Moska. Shumë shpejt do të kemi festa që do të festohen nga miliarda njerëz. Është koha që njerëzit normalë të mendojnë për paqen, jo për agresionin. Unë sugjeroj që Rusia të paktën të përpiqet të provojë se është e aftë të braktisë ofensivën. Nëse Rusia tërheq trupat e saj nga Ukraina, ajo do të sigurojë një ndërprerje të përhershme të armiqësive”, deklaroi Volodomyr Zelenski, President i Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button