Zelensky: Nuk do të marr pjesë në samitin e G20 nëse merr pjesë Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G-20 në Indonezi nëse merr pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Zelensky u tha gazetarëve në Kiev pas bisedimeve me presidentin grek se presidenti indonezian Joko Widodo e kishte ftuar atë të merrte pjesë në samitin e 15-16 nëntorit, raportoi Reuters.

“Pozicioni im personal dhe qëndrimi i Ukrainës është se nëse presidenti i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të marrë pjesë. Do të shohim se si do të jetë”, tha Zelenski.

LEXO EDHE:

Back to top button