Zelensky poston fotografinë e politikanit pro-rus të prangosur, thotë se Putin është kumbara e vajzës së tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar fotografinë e politikanit pro-rus Viktor Medvedchuk në pranga, i cili sipas tij u kap pas një operacioni të forcave të sigurisë.

Ky politikan shihet i veshur me rroba ushtarake të Ukrainës. Në anën tjetër, autoritetet ukrainase më herët kishin njoftuar se Medvedchuk ishte arratisur pasi kishte qenë në arrest shtëpiak gjatë shkurtit, transmeton Telegrafi.

Politikani ukrainas, i cili tha se presidenti rus Vladimir Putin është kumbara i bijës së tij, prej kohësh është parë me një dozë dyshimi se mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme, dhe për shkak të afërsisë me Putinin.

Por Medvedchuk ka mohuar kategorikisht të gjitha pretendimet, duke thënë se nuk ka bërë asgjë të keqe, e në veçanti kundër popullit të tij. /Telegrafi/

LEXO EDHE:

Back to top button