Shaqiri tregon nëse do të ketë mbledhje me SASHK-un

Shaqiri tregon nëse do të ketë mbledhje me SASHK-un

Në emisionin “Programi 200”, në Alsat, u diskutua rreth grevës së SASHK-ut në shkolla dhe çerdhe ku ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se ekziston mundësia që nesër ose pasnesër të kenë një mbledhje me SASHK-un, për të parë mënyrën dhe modelin më të përshtatshëm për një zgjidhje afagjate.

“Para mbledhjes me Qeverinë unë kam pasur takim me Ministrin e Financave, me zëvendës kryeministrin për Çështje Ekonomike, kemi mbajtur koordinimin paraprak dhe do të shohim të gjitha mundësitë në ditët në vijim ndoshta ditën e nesërme ose ditën e enjte për të pasur një takim të radhës të cilën do ta realizojmë me SASHK-un. Në përbërjen paraprake të cilën e përmenda ne kemi pasur dy ose tre takime me përfaqësuesit e Sindikatës, por edhe më herët si ministri kemi bërë këto takime. Në këto takime është diskutuar për çështje shumë e rëndësishme një çështje shumë serioze në këtë problematik që e kemi bërë për të parë mënyrën dhe modelin më të përshtatshëm për një zgjidhje afatgjate”, tha Shaqiri. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button