Zëri nis kopshtin për herë të parë dhe mami Elita nuk mund të mos ishte e emocionuar

Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë në shkurt të 2019-tës. Ata u bekuan me një djalë, që e pagëzuan me emrin Zëri. Për pak ditë vogëlushi do të festojë 2-vjetorin e lindjes dhe kështu ai ka hedhur hapat e parë drejt dijes.

- Advertisment -

Elita ka treguar se ditën e sotme Zëri ka nisur kopshtin. Moderatorja nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet si të gjithë prindërit dhe këtë moment kaq të rëndësishëm e ka ndarë me të gjithë ndjekësit. Ajo ka publikuar dy foto të Zërit, në të cilat ai nuk duket shumë i lumtur, sepse është hera e parë që i duhet të qëndrojë larg ambientit familjar.

Elita është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe tashmë po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël. Ajo ka treguar se kjo shtatzëni erdhi e papritur për të, pasi ajo dhe Gjiko nuk e kishin planifikuar që fëmija tjetër të vinte kaq shpejt në jetë. Këtë herë çifti i njohur do të bekohen me një vajzë dhe ata kanë treguar se po e presin me padurim.

Ndërkohë Elita ka marrë edhe një pushim nga televizioni për shkak të pritjes së ëmbël. Në fakt, e ftuar në “5 data” ajo tregoi se sapo ishte stabilizuar me punën e saj kur mësoi për shtatzëninë e dytë, por shtoi se për familjen i sakrifikon të gjitha, madje edhe punën. Elita iu rikthye ekranit 1 vit pas lindjes së Zërit dhe me siguri duhet të presim edhe të paktën një vit tjetër që ta shohim sërish në krye të ndonjë emisioni.

LEXO EDHE:

Back to top button