Zëvendësкryeministër i Antikorrupsionit, Nikollovski premton inspektim më të mëdha për këtë vit

Njeriu i parë i antikorrupsionit në Qeveri Nikollovski premton çrrënjosjen e korrupsionit këtë vit. Zëvendës- kryeministri njoftoi se në gjysmën e parë të vitit 2021 do të zhvillohet test për vlerësimin e integritetit të të gjithë anëtarëve të Qeverisë, kryeministrit, ministrave, zëvendësve dhe këshilltarëve të tyre. Do të vlerësohen pikat e forta dhe të dobëta të tyre, kurse qëllimi është parandalimi i korrupsionit. Paralelisht, institucionet kundër korrupsionit në kuadër të qeverisë do të punojnë së bashku për zbardhjen e rasteve të korrupsionit. Nikollovski premtoi se edhe këtë vit do të gjenden mënyra për vënien në funksion përfundimisht të qendrave për hetim në Prokuroritë të cilat nuk kanë pajisje, e as kuadër që do të punonte në to. Nga ana tjetër, inspektorët do të lidhen në mënyrë elektronike, respektivisht të gjitha 28 inspektoratet. Sistemi elektronik do të zvogëlojë ndikimin subjektiv të inspektorëve. Nikollovski pret që qytetarët t’u ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Nëse dikush dyshon për korrupsion, do të mundet ta denoncojë atë.

- Advertisment -

Qytetarët duhet ta detektojnë korrupsionin, por nuk duhet as të kenë frikë ta denoncojnë atë, i cili është qëllimi ynë kryesor sepse askush nuk është mbi ligjin’ deklaroi Ljupço Nikollovski, Zëvendësкryeministër.

 Partia opozitare VMRO DPMNE reagoi:

VMRO DPMNE

” Shihet qartë që Nikollovski dhe Zaev janë mbi ligjin. Është absurde që një personazh si Ljupço Nikollovski që ndërlidhet me nepotizëm të drejtojë një organ, një ministri për luftimin e korrupsionit. Zaev dhe Nikollovski nuk po luftojnë krimin, Zaev dhe Nikollovski bëjnë krim.”

Në projektin qeveritar të titulluar “Aksioni 21 – Standarde Evropiane në shtëpi”, ka vend edhe për administratorët. Administratori më i mirë do të zgjidhet në secilën ministri, njoftoi Nikollovski. Administratorët ishin të motivuar edhe nga Qeveria e Nikolla Gruevskit. Qytetarët mund të vlerësonin rolin e tyre administrativ, por ky projekt nuk dha rezultate.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button