Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi falënderoi pjesëtarët e policisë për profesionalizmin e tyre gjatë protestave

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi falënderoi pjesëtarët e policisë për profesionalizmin e tyre gjatë protestave

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka falënderuar pjesëtarët e policisë së Maqedonisë së Veriut për përkushtimin e tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale me qëllim sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qytetarëve dhe kujdesin për institucionet jetike shtetërore gjatë protestave.

Në emër tim dhe të kolegëve të Ministrisë për Punë të Brendshme përshëndes vendimin pro propozimit francez të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që vulosi orientimin ideologjik të vendit pa asnjë alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian, u shpreh Nazim Bushi Zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

Të nderuar qytetar,

Shfrytëzoj rastin të falënderoj dhe pjesëtarët e policisë së Maqedonisë së Veriut për përkushtimin e tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale me qëllim sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qytetarëve dhe kujdesin për institucionet jetike shtetërore gjatë protestave, u shpreh Nazim Bushi Zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

Falenderim i veçant shkon edhe për ata qytetar të cilët dëshmuan pjekuri dhe kuptuan rëndësinë e përbashkët me ç’rast nuk lejuan që të bëhen pjesë e skenareve të huaja për realizim të qëllimeve ditore politike, u shpreh Nazim Bushi Zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

MPB është dhe mbetet në shërbim të qytetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button