Zëvendëspresidentët amerikanë që u bënë presidentë

Presidenti amerikan i zgjedhur, Joe Biden pritet të bëhet zëvendëspresidenti i 15-të amerikan, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë si kreu i përgjithshëm dhe i pari në 27 vjet, pas George H.W. Bush në vitin 1989.

Biden shërbeu dy mandate si zëvendëspresident i presidentit Barack Obama nga 2009 në 2017.

Fitorja e tij ndaj presidentit aktual, Donald Trump, e bën këtë të fundit presidentin e parë me një mandat në gati tri dekada.

Ja se cilët janë 14 zëvendëspresidentët amerikanë, të cilët më vonë u ulën në Zyrën Ovale.

John Adams: Zëvendëspresidenti i parë i SHBA-së, shërbeu dy mandate nën George Washington-in dhe më pas u zgjodh president.

Thomas Jefferson: Zëvendëspresidenti i John Adams, i cili pastaj mundi Adams në zgjedhjet e vitit 1800.

Martin Van Buren: Shërbeu si zëvendëspresident i Andreë Jackson gjatë mandatit të tij të dytë, pastaj u zgjodh president.

John Tyler: Zuri postin e presidencës pasi William Henry Harrison vdiq pas vetëm 31 ditë në detyrë.

Millard Fillmore: U ngrit në presidencë, pas vdekjes së William Henry Harrison vetëm një vit në detyrë.

Fillmore ishte presidenti i fundit i SHBA-së që nuk ishte i lidhur me partinë demokratike ose republikane

Andrew Johnson: Zëvendëspresidenti i Abraham Lincoln, u bë president pas vrasjes së këtij të fundit në 1865.

Chester Arthur: Hipi në presidencë pas vrasjes së William Henry Harrison vetëm shtatë muaj në detyrë.

Theodore Roosevelt: U bë president pas vrasjes së William McKinley dhe pastaj u zgjodh për mandat të plotë.

Calvin Coolidge: Zëvendëspresident i Warren G. Harding, u bë president pas vdekjes së Harding dhe pastaj u zgjodh për mandat të plotë.

Harry Truman: Zëvendëspresidenti i Franklin D. Roosevelt, u bë president pas vdekjes së Roosevelt në 1945 dhe pastaj u zgjodh për një mandat të plotë.

Lyndon Johnson: Zëvendëspresidenti i John F. Kennedy, mori presidencën pas vrasjes së Kennedy-t në 1963 dhe më pas u zgjodh për një mandat të plotë.

Richard Nixon: Dy mandate si zëvendëspresident i Dwight Eisenhower.

Pas presidencave të Kennedy-t dhe Lyndon Johnson-it, ai u zgjodh dy herë në presidencë.

Gerald Ford: Emërohet zëvendëspresident nga Richard Nixon pas dorëheqjes së Spiro Agnew dhe u bë president pasi Nixon dha dorëheqjen.

Ford është personi i vetëm që shërbeu si zëvndëspresident dhe president pa u zgjedhur.

George H.W. Bush: Pas dy mandatesh si zëvendëspresident nën Ronald Reagan-in, i zgjedhur në presidencë për një mandat të vetëm.

LEXO EDHE:

Back to top button