Zgjatet për 15 ditë gjendja e emergjencës në Uashington

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser ka njoftuar se do të zgjatet emergjenca civile edhe me 15 ditë të tjera.

- Advertisment -

Browser ka thënë se Garda Kombëtare e New York do të vendoset në Uashington pas trazirave të mbrëmjes së djeshme.

Ky urdhër do të jetë në fuqi deri një ditë pas emërimit të Joe Biden në postin e presidentit të SHBA-ve.

“Ata kanë shkelur sigurinë e Kapitolit dhe sjellja e tyre ka potencialin të përhapet përtej Kapitolit. Motivimi i tyre është i vazhdueshëm. Sot, ata u përpoqën të prishin procedurat e Kongresit në lidhje me pranimin e votave të kolegjit elektoral “, ka thënë ajo në një deklaratë.

Rreth 1100 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kolumbisë janë mobilizuar për të mbështetur policinë e Uashingtonit në mbrojtjen e pronës publike.

Sipas New York Time, ka qenë Mike Pence ai që ka urdhëruar mobilizimin e gardës në të gjithë territorin.

LEXO EDHE:

Back to top button