Kongresi amerikan certifikon fitoren e Biden

Kongresi amerikan tashmë ka konfirmuar fitoren e votës elektorale të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Kongresi amerikan konfirmoi fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, pas numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor dhe rrëzimit të të gjithë kundërshtimeve nga ana e disa kongresmenëve dhe senatorëve republikanë.

Numërimi i tre votave elektorale të Vermontit vendosi Biden dhe Zëvendës Presidentin e zgjedhur Kamala Harris mbi pragun e nevojshëm për të fituar presidencën.

Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Certifikimi vjen pasi protestuesit e Pro-Trump sulmuan Kapitolin e SHBA të mërkurën.

Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u ndal për disa orë kur protestuesit mësynë Kapitolin.

Seanca e Kongresit vazhdoi pas rreth katër orësh trazira, pasi protestuesit e dhunshëm që mbështesin presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit duke hyrë brenda.

Garda Kombëtare është mobilizuar për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Një grua që është plagosur gjatë dhunës në Kongres, ka vdekur. Policia e Uashingtonit tha se tre persona të tjerë vdiqën nga “urgjencat mjekësore”.

Kur ligjvënësit iu rikthyen seancës, qindra mbështetës të Trumpit ishin ende në rrugët e Uashingtonit, përkundër pranisë së madhe të policisë dhe shtetrrethimit të shpallur. Procedimet rifilluan rreth orës 20:00. ET me nënkryetarin Mike Pence, duke sjellë sërish në rregull seancën e Senatit.

“Për ata që bënë kërdi në Kongresin tonë sot: Ju nuk keni fituar. Le t’i kthehemi punës”, tha nënpresidenti Mike Pence.

“Ne do ta certifikojmë fituesin e zgjedhjeve të vitit 2020”, shtoi udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell.

LEXO EDHE:

Back to top button