Zgjatja e kontratës me pagë më të lartë

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, edhe pse një takim mes palëve nuk është planifikuar, ndjesia është se “tymi i bardhë” ndodhet një hap larg nga çështja që lidhet me rinovimin e Olivier Zhiru.

Në të vërtetë, një zgjatje e kontratës së francezit deri në vitin 2024 është gati, me pagën që shkon nga 3.2 milionë euro aktuale në 3.7 milionë, pa përfshirë bonuset.

“Milani, Pioli kundër fantazmave. Ibra, të verifikohet gatishmëria me Toron”, shkruan “Corriere dello Sport”.

Pas dështimit në shtatë ndeshje radhazi mes kampionatit dhe kupave, kuqezinjtë përballen sot me “kurthet” e Torinos. Sonte, pra, fillon një kampionat i ri për “kuqezinjtë” e Stefano Piolit dhe nis një karrierë ‘tjetër’ për Zlatan Ibrahimovic, 41 vjeç, i cili ka 8 muaj e gjysmë jashtë fushave.

Ndeshja e fundit në ditën e fitimit të titullit (sezonin e kaluar), por përdorimi i tij sonte, ndaj ekipit të “granatave” mbetet për t’u verifikuar.

LEXO EDHE:

Back to top button