Zgjedhje 2021, dalje e ulët në komunën e Aerodromit

Pjesëmarrja në komunën e Aerodromit vijon të mbetet e ulët. Siç njofton gazetari i Alsatit, Ile Petrevski, pjesëmarrja në këtë komunë vijon të jetë nën 30 për qind, ose më e ulët nga 10 komunat e Shkupit. Nga ana tjetër, në këtë komunë, që nga hapja e qendrave të votimit në orën 7:00, nuk ka pasur probleme. Çuditërisht edhe aparatet biometrike në këtë komunë nuk kanë pasur probleme, si në komunat e tjera.