Gjuriq drejtuar serbëve për të votuar: Mos ta lëmë Prishtinën të udhëheq institucionet

Ambasadori i Serbisë në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe ish-Drejtori i Zyrës së Ashtuquajtur për Kosovën, Marko Gjuriç, përmes një video-adresimi u ka bërë thirrje serbëve të dalin masivisht në zgjedhje, në mënyrë që, siç tha ai, “serbët t’i japin një mësim të mirë Prishtinës”.

“Besoj se njerëzit në Kosovë e dinë shumë mirë se pse është e rëndësisë jetësore për ta që ti kenë gjërat në duar, edhe për situatën në terren edhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë”, deklaroi ai.

Ndërsa, tha se beson në ”patriotizmin dhe këmbëngulshmërinë e popullit tonë, pavarësisht presionet dhe përçmimit që na bënë javët dhe muajt e kaluar”.

“Dashuria dhe përgjegjësia e jonë ndaj shtetit të Serbisë, ndaj vetes, familjeve dhe fatit tonë është më e madhe, kështu që sot do t’i japim mësim shkollor demokracisë, patriotizmit dhe respektit të interesave tona, dhe betejës për atë që është e jona”, u shpreh Gjuriç.

Ambasadori serb në ShBA tha se delegacioni i Serbisë, në krye me ministrin e jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, ka arritur që të fitojë mbështetje ndërkombëtare kundër ”hapave agresivë të Prishtinës”.

“Suksesi ynë në mirëmbajtjen e kontrollit të institucioneve në komunitetet serbe, dhe një qëndrin konstruktiv dhe I matur, sado që e parehatshme dhe jopopullore të jetë, është hapi i mençur i rradhës drejt interesave tona. Ju bëj thirrje të gjithëve të nisemi drejt kutive të votimit”, deklaroi ai.

Ndërsa përfundoi duke thënë se “të mos e lejoni Prishtinën tua marrë institucionet që duhet t’u shërbejnë qytetarëve”.

LEXO EDHE:

Back to top button