“Zgjedhjet lokale”, Todorovska: Gratë në politikë, nën hijen e burrave

Gratë të cilat janë pjesë e politikës në vend kanë vetëbesim, por akoma janë nën kapelën e kolegëve meshkuj, deklaroi për www.alsat.mk , Savka Todorovska, kryetare e Këshillit nacional për barazi gjinore. E pyetur për koment rreth përfaqësimit të grave në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Todorovska me përgjigje.

“Duke parë kandidaturat e partive politike, ne jemi shumë të pakënaqura. Në vitet e fundit edhe pse kemi një far lloj përfshirje të grave në funksione të ndryshme politike, kjo gjendje tregon se ato nuk janë mjaftueshëm të forta dhe se akoma janë nën kapelën e liderëve, gjegjësisht strukturave të tyre, të kolegëve, sepse janë konkurrencë e meshkujve”, tha Todorovska.

Ajo shton se kuotat për kryetar komunash nuk kanë kornizë ligjore për përfaqësimin e grave, megjithatë Këshilli nacional për barazi gjinore ka dërguar letër deri tek partitë politike në vend, me çrrastë ka kërkuar që së paku 30 për qind nga kandidatët e propozuar për kryetar komunash të jenë femra. Por siç u shpreh Todorovaska, përgjigje nuk kanë marrë.

LEXO EDHE:

Back to top button