Zgjedhjet në SHBA, zyrtarët shtetëror: Nuk ka “asnjë dëshmi” se zgjedhjet ishin kompromentuar

Përskaj rezultatit që e shpalli demokratin, Xho Bajdën fitues të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Presidenti i deritanishëm republikan, Donald Trump nuk është gati për ta lëshuar Shtëpinë e Bardhë. Në rrjetet sociale Trump nuk ndalet së plasuari informata për parregullsi të ndryshme zgjedhore, siç ishin akuzat e fundit për vjedhje të 2,7 milion votave.

Janë fshirë 2,7 milion vota të Trumpit në gjithë vendin. Analizat e të dhënave në Pensilvani kanë vërtetuar se 221 000 vota nga Presidenti Trump kanë kaluar tek Bajdeni. 941 000 vota të Trumpit janë fshirë. Shtetet që përdorin sistem dominues të votimit I kanë hequr 435 000 vota nga Trumpi tek Bajdeni – deklaroi Donald Trump, President i deritanishëm i SHBA-ve.

Nga ana tjetër, zyrtarët zgjedhor i hodhën poshtë akuzat e Trumpit si të paargumentura dhe lajme të rreme. Theksuan se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin më të sigurtat në historinë amerikane dhe i ftuan të gjithë të kenë besim maksimal në sigurinë dhe integritetin e të njëjtave. Ish presidenti demokrat, Barak Obama ka thënë se këmbëngulja e Trumpit për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor është rrugë e rrezikshme dhe delegjitimim i demokracisë amerikane.

Anesa SaliHu

LEXO EDHE:

Back to top button