EVN Maqedoni, 23 tabletë për nxënësit e shkollës teknike të Gostivarit

EVN Maqedoni vazhdon projektin 20-20-20 kësaj radhe me nxënësit e shkollës së mesme teknike të Gostivarit. Pas pajisjes me aparaturë dhe mundësimit të zhvillimit të praktikës në EVN të këtyre nxënësve dhe mundësisë për tu punësuar atje, EVN sot i ka pajisur nxënësit edhe me pajisje elektronike, konkretisht tabletë për mësimin online. EVN Maqedoni ndau gjithsej 23 tabletë për 23 nxënës të gjeneratës së dytë të projektit në fjalë, i cili në Gostivar realizohet që nga viti i kaluar, ndërsa në Shkup tanimë është regjistruar gjenerata e katërt e të njëjtit projekt, 20-20-20, që EVN në bashkëpunim me shkollat teknike, mundëson zhvillim të bashkëpunimit por edhe mundësi për punësimit të nxënësve pas përfundimit të shkollimit për elektricistë.

Jemi krenar sepse mundemi në këtë kohë kur të ndihmojmë kur digjitalizimi e ka mbuluar gjithë globin dhe njerëzit kanë nevojë për këto mjete dhe ne në këtë kohë mundohemi të atyre, t`ua sigurojmë dhe këtë barë ta mbajmë ne si kompani, që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim sa më të mirë me gjitha shkollat që kanë nevojë për këtë lloj të teknologjisë – deklaroi Ardit Sadiku, drejtor i EVN filiali Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button