Këto janë prapaskenat nga klipi më i ri i Kidës

Kishte javë që na kishte paralajmëruar për projektin e ri dhe më në fund Kida ja bëri “bamm” mbrëmjen e 15 dhjetorit me këngën e re. Projekti i saj i ri mban titullin “Drunk” dhe vjen si një baladë e lehtë dashurie, që me siguri do kthehet në refren këtë dimër.

Si në çdo videoklip tjetër, edhe këtë herë Kida erdhi me një klip të punuar në detaje dhe sigurisht nuk mund të linte ma na surprizuar edhe në look.

Gjatë verës ajo na la pa fjalë teksa ndryshoi ngjyrën e flokëve fillimisht në “pink” e më pas në bjonde platin. Teksa në këtë projekt vjen me flokët në ngjyrë banane të prera deri tek veshi.

Tekstin e ka shkruar Nuk, ndërsa për këtë këngë është përkujdesur producenti i njohur Mixey. Ky i fundit në bashkëpunim me Apollo u kujdes edhe për ‘beat-in’ e këtij projekti.

Mbrëmjen e sotme kënga ka publikuar në kanalin e saj të YouTube një video nga prapaskenat e videoklipit.Për të gjithë kuriozët, Kida ka treguar se si xhirohet një klip, përgatitjet, provat e stërgjatura, grimi, veshja etj.

3 muaj më parë Kida solli “Edhe sa”, ku ndryshe nga si e kemi portretizuar si vajza e ëmbël dhe e mirë, këtë herë pamë një Kidë tjetër. Vajza të bukura e moskokëçarëse, të pavarura, para, bixhoz e makina, është kjo panorama e përgjithshme e klipit.

Një këngë ritmike dhe plotë adrenalinë e xhiruar në bregdetin shqiptar dhe Mal të Zi dhe me protagoniste disa nga femrat më seksi, si Kejvina Kthjella, Megi Pojani dhe Arta Elezaj, “Edhe sa” pritet të na shoqërojë gjatë gjithë vjeshtës.

LEXO EDHE:

Back to top button