Zgjedhjet në Shqipëri: Proces hibrid, ku rrotacioni nuk u bë!
Zgjedhjet në Shqipëri: Proces hibrid, ku rrotacioni nuk u bë!

Rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri sollën një mandat të katërt historik për Edi Ramën por dhe kontestime nga opozita. Në mes “fitores të madhe” siç e quan PS dhe “manipulimit zgjedhor” që e quan PD si duhet parë procesi zgjedhor në Shqipëri?
Aleksandër Çipa, Gazetar dhe kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë thotë se procesi zgjedhor ishte me natyrë hibride siç karakterizohet demokracia në Shqipëri, ku rrotacioni nuk u be. Sipas tij Edi Rama mbajti komunikimin me votuesit se PS nuk pengon përballjen me drejtësinë për ata që ishin përfshirë në afera korruptive e që vinin nga partia e tij.
Nga ana tjetër Nolian Lole, Kryeredaktor i RTSH 24, thotë se që para rezultatit dihej se PD dhe opozita do të kontestonte procesin dhe se PS do të fitonte, por nuk dihej dallimi. Sipas tij PS ka marrë aq vota sa zgjedhjet e fundit kurse PD-së dhe opozitës i mungojnë vota, ai thotë se sistemi është i tillë që favorizon më të fortin dhe i jep mandate.
Këto deklarata u bënë gjatë emisionit “Programi 200” që transmetohet sot në ora 21:40 në Alsat.