Bardhi: Shkolla e re vetëm për ciklin e ulët
Bardhi: Shkolla e re vetëm për ciklin e ulët

Gazetar: Melihate Rustemi
Mirënjohja e parë për sukses të arritur tashmë është ngjitur në murin e shkollës së re të lagjes Bardhi të fshatit Bllacë. Pas shumë vitesh vështirësi, fëmijët e kësaj lagjeje nga klasa e parë e deri atë të pestë po mësojnë në lagjen e tyre në paralele të kombinuara, shkruan Alsat.mk
“Edhe pse jemi vetëm dy klasa, nuk e zgjedhim, luajmë bashkë, këndojmë, mësojmë. Nuk na pengojnë mësimet e tjerëve, secili mëson mësimin e vet. Është më mirë këtu se e kemi edhe më afër”, tha një nxënëse.
“Në shkollën e re është shumë mirë, mësojmë, luajmë. I mbaj mend ato ditët kur shkonim në shkollë, në Kosovë, ishte larg, binte shi. U mërzita shumë kur u ndava prej shokëve dhe shoqeve”, u shpreh një nxënës.
Mësuesi Muhib Bardhi tha se momentalisht mësimi zhvillohet vetëm në ciklin e ulët. Nga klasa e gjashtë e deri atë të nëntë nxënësit e Bardhit do të detyrohen të vazhdojnë në Shkup ose të rikthehen sërish në Kosovë, në komunës Hani I Elezit.
“Në shkollën e lagjes Bardhi janë dy paralele. Paralelja e parë është klasa e parë, e tretë dhe e pestë ndërsa në paralelen e dytë janë e dyta dhe e katërta. Në këtë shkollë mësimi ndiqet deri në klasën e pestë. Pas klasës së pestë ndoshta vazhdojnë në Hani I Elezit ose dikush në Shkup. Nxënësit veç adaptohen me klasën e vet, kur bëhet ndërrimi I shkollës ka pengesa por besoj që do të vazhdojnë këtu shkollën në të ardhmen, shpresojmë ministria të bëj zgjidhje që mësimi të ndiqet në këtë shkollë”, deklaori Muhib Bardhi, mësues.
Në shkollën fillore “Iljaz Thaçi” në Kosovë për momentin, në ciklin e lartë mësimet po I ndjekin vetëm 6 nxënës nga lagjja Bardhi. Drejtori I shkollës, Aqif Shkreta tha se rikthimi I fëmijëve në këtë shkollë është I mirëseardhur.
“Kohë të gjatë, ata nxënës edhe janë familjarizu me shkollën tonë sepse lagjen Bardhi nuk mund ta dallojmë nga lagjet e tjera të komunës Hani I Elezit. Unë konsideroj që ndoshta më mirë është ata të vazhdojnë këtu prej të gjashtës deri të nëntën sepse edhe nuk po kanë probleme edhe me njohjen e dëftesave të shkollës fillore dhe vazhdojnë pastaj shkollimin e mesëm në Maqedoni ose ku do të dëshirojnë ato”, tha Aqif Shkreta, drejtor I sh.f “Iljaz Thaçi”, Kosovë.
Nga Ministria e Arsimit thanë për Alsat se shkolla në lagjen Bardhi fillimisht do të funksionojë deri në klasë të pestë por nuk përjashtohet mundësia që e njëjta të vazhdojë deri në klasë të nëntë në rast se ka nxënës dhe bëhet një kërkesë e tillë. /Alsat.mk