VIDEO/ Zhaber me lot në sy: E vështirë të shikosh fëmijët dhe foshnjat të vdesin çdo ditë

Tenistja Ons Zhaber kaloi në raundin e tretë të turneut në Kankun të Meksikos, duke e mposhtur çeken Vondrousova. Sportistja e lindur në Tunizi në intervistën pas duelit, ka shpërthyer në lot. Ajo duket se është duke i përjetuar rëndë pamjet e vrasjes së fëmijëve në luftën që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës.

“Është e papërshkrueshme ajo që ndodh me civilët e pafajshëm, pavarësisht nga feja apo origjina e tyre. Dhuna nuk do të sjellë kurrë paqe, nuk e duroj dot dhunën, por nuk e duroj as kur u hiqet toka njerëzve”, deklaroi Ons Zhaber, me lot në sy.

Edhe pse mori shumë mbështetje nga fansat, Ons nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj.

“Është shumë e vështirë të shikosh fëmijët dhe foshnjat të vdesin çdo ditë. E gjithë kjo më thyen zemrën. Vendosa të dhuroj një pjesë të çmimit tim për palestinezët. Ky nuk është një mesazh politik, ky është një gjest humanizmi. Dua paqe në botë dhe kaq”, ka thënë aktualisht tenistja e shtatë në botë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button