Zhduket foshnja që iu besua ushtarëve amerikanë në aeroportin e Kabulit

Është zhdukur një fëmijë i porsalindur, i cili u ishte besuar ushtarëve amerikanë në aeroportin e Kabulit në ditët kur mijëra afganë u përpoqën të largoheshin nga vendi. Mirza Ali Ahmadi dhe gruaja e tij Suraya, më 19 gusht, ishin në aeroport. Të pushtuar nga turma para portave të Abby Gate, ata ia kishin besuar fëmijën e tyre dy muajsh një ushtari amerikan. Por për atë fëmijë, Sohail, nuk ka më asnjë lajm.

Prindërit e dëshpëruar treguan historinë e tyre ekskluzivisht për “Reuters” me shpresën se do të mund të gjenin ushtarin dhe për rrjedhojë fëmijën e tyre.

Mirza Ali, 35 vjeç, Suraya, 32 vjeç dhe fëmijët e tyre të tjerë të moshës 17, 9, 6 dhe 3 vjeç u evakuuan më pas me një fluturim që fillimisht i çoi në Katar dhe më pas në Gjermani, ku përfundimisht u ul në Shtetet e Bashkuara. Familja është tani në Fort Bliss në Teksas me refugjatë të tjerë afganë që presin të zhvendosen diku në SHBA.
“Ajo që më intereson tani është të gjej fëmijën tim,” tha Suraya, duke shpresuar se dikush mund ta ndihmojë atë.

LEXO EDHE:

Back to top button