Zhegrova gati të transferohet te skuadra e Premier Ligës

Skuadra e Arsenalit ka dorëzuar një ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën. Anësori nga Kosova ka tërhejkur vëmendjen e Arsenalit me performancën e tij këtë vit.

Zhegrova nuk është një emër që shumë tifozë të Arsenalit e kanë dëgjuar. 23-vjeçari u transferua te Lille në janar, duke përfunduar gjysmën e dytë të sezonit me dy gola dhe një asistim në 12 paraqitje në Ligue 1.

Në pa mundësinë për të firmosur me Rafinjan e Lidsit, Arsenal tashmë thuhet se do të tentojë lojtarin kosovar, i cili cilësohet si “Messi” nga Kosova. Kujtojmë se skuadra e Lille-s bleu kartonin e tij për një shifër prej 7 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button